VALA E TË NXEHTIT NË SHBA, SHPËRTHEJNË ZJARRE TË MËDHA

Temperaturat e larta kanë bërë që të shpërthejnë zjarre të mëdha në disa pjesë të SHBA-së. I tillë është edhe ky zjarr në fshatin e Ruidoso në Nju Meksiko i cilli detyroi autoritet të evakuonin banorët.

Ky zjarr tjetër në Los Angelos ka djegur që nga e hëna e deri më tani mbi 14,000 hektarë. Rreth 400 zjarrfikës, të pajisur me 70 kamionë zjarri, kanë luftuar kundër flakëve gjatë gjithë fundjavës.

Përpjekjet për të frenuar zjarrin po pengohen nga temperaturat e larta dhe erërat e forta.

Për t’i shpëtuar temperaturave të larta shumë amerikanë kanë zgjedhur pishinat si kjo e tillë në Pensilvani. Megjithatë, ky shtet nuk është i vetmi që përballet me temperatura ekstreme pasi edhe Arizona, Çikago dhe Detroit po përballen me valë të nxehti.

Valët e të nxehtit kanë përfshirë edhe Toronton në Kanada dhe kryqytetin. Megjithatë, në jug të Kinës ka patur përmbytje shkatërruese. Shirat e rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjet e dheut kanë vrarë nëntë persona dhe kanë lënë 17 të zhdukur.

Përmbytje ka patur edhe në El Salvador ku kanë humbur jetën të paktën 11 persona dhe 900 të tjerë kanë mbetur të pastrehë.

SHARE