MALI I ZI KA POTENCIALIN PËR TË TËRHEQUR MË SHUMË TURISTË NGA BE-ja

Mali i Zi ka shumë potencial për të tërhequr më shumë turistë nga Gjermania dhe Bashkimi Evropian në përgjithësi, ky është konkludimi i takimit të kryeministrit Millojko Spajiq me përfaqësuesit e kompanisë më të madhe turistike në botë, TUI-së gjermane.

Delegacioni, ku ishte edhe deputeti i Bundestagut, Tilman Kuban, vizitoi bregdetin malazez për t’u njohur më shumë me atraksionet turistike të zonës sonë bregdetare.

TUI është prezente në tregun tonë me ardhjen e anijeve turistike në Kotorr dhe Tivar. Ata janë të gatshëm për bashkëpunim më intensiv, në mënyrë që t’ua prezantojnë Malin e Zi klientëve të tyre si destinacion për një periudhë më të gjatë qëndrimi.

“Është thelbësore për turizmin, si një degë e rëndësishme ekonomike në Mal të Zi, që të tërheqë turistë nga sa më shumë vende të jetë e mundur dhe bashkëpunimi strategjik me operatorët turistikë gjermanë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne nga ky këndvështrim”, theksoi kryeministri Spajiq.

“Është e nevojshme të bëhet markimi i destinacionit dhe të prezantohet para një numri më të madh turistësh nga Evropa Perëndimore dhe Gjermania. Një nga mënyrat është organizimi i një forumi dhe një vizite nga operatorë, të cilët kanë kontakte të drejtpërdrejta me turistët, sepse kështu fiton besimin në një destinacion të caktuar dhe sapo të vish këtu, thjesht dëshiron të kthehesh”, tha Ellerbek dhe shtuar:

“Në një farë mënyre, anijet turistike janë një pikënisje e shkëlqyer për ardhjen e turistëve, sepse ato përfaqësojnë ekskursione në destinacione të shumta dhe një përshtypje e parë e mirë mund të çojë në kthimin e tyre për një periudhë shumë më të gjatë kohore.”

SHARE