JAKSHIQ-STOJANOVIQ: KA NISUR PUNA PËR NDRYSHIMET NË LIGJIN E PËRGJITHSHËM PËR ARSIMIN

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Angjella Jakshiq Stojanoviq, ka njoftuar sot se është formuar grupi punues për ndryshime në Ligjin e Përgjithshëm për Arsimin.

Sipas ministres, grupi i punës përbëhet nga përfaqësues të institucioneve përkatëse në fushën e arsimit, sindikatave, stafit mësimor dhe sektorit joqeveritar.

Grupi punues, saktësoi ajo, do të fillojë punën nga fundi i qershorit.

“Disa nga ndryshimet kyçe në ligj që janë planifikuar kanë të bëjnë me uljen e numrit të periudhave të klasifikimit me qëllim që procesi i vlerësimit të jetë funksion i motivimit të nxënësve dhe i përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies; digjitalizimi i proceseve dhe procedurave në të gjitha nivelet e arsimit, mbajtjen e evidencës në formë elektronike, futjen e teksteve digjitale si plotësim i literaturës standarde të teksteve…”, deklaroi ministrja në një deklaratë për mediat.

Ajo shton gjithashtu se është planifikuar zvogëlimi i detyrave administrative të mësimdhënësve në mënyrë që ata t’i përkushtohen asaj që është thelbi i thirrjes së tyre, që, siç thotë ministrja, është realizimi cilësor i procesit arsimor.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit është e përkushtuar dhe punon si ekip për përmirësimin e sistemit arsimor dhe besojmë se këto ndryshime do të sjellin kushte më të mira për mësimdhënësit dhe arsim më cilësor për nxënësit”, tha ministrja.

SHARE