Meta po lanson një dyqan për avatarët në mënyrë që t’i vishni ato me brende

Meta po lanson një dyqan online ku përdoruesit e Facebook, Instagram dhe Messenger mund të blejnë veshje dixhitale për avatarin e tyre.

Marka e para në dyqan janë Prada, Balenciaga dhe Thom Browne, dhe rrobat përfshijnë një veshje “motocross”, një kapuç me logo dhe kostume, transmeton Telegrafi.

Në një postim në Facebook, CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg tha se së shpejti do të shtohen më shumë marka.

“Mallrat dixhitale do të jenë një mënyrë e rëndësishme për të shprehur veten në metaverse dhe një shtytës i madh i ekonomisë krijuese”, thotë ai. /Telegrafi/

SHARE