NESËR, PAGESA E PENSIONEVE

Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Malit të Zi ka njoftuar përfituesit e të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor se nesër, më 19 maj 2023, do të fillojë pagesa e pensioneve për muajin prill 2023.

Pensioni mesatar për muajin prill është 374,13 euro, ndërsa fondet totale të nevojshme për pagesën e të drejtave pensionale dhe invalidore janë 43,46 milionë euro, sipas Fondit PIO.

SHARE