SHTATË PUNËTORË U PLAGOSËN GJATË SHËMBJES SË NDËRTESES NË RAKIQ

Sot, shtatë persona, shtetas të Shqipërisë, u pranuan në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike të Malit të Zi, të cilët u plagosën gjatë një rënie nga një lartësi kur u shemb një ndërtesë në vendbanimin Rakiq. Siç theksojnë në QKMZ, për pacientët u kujdesuan në mënyrë urgjente. “Dy pacientë pësuan dëmtime të rënda fizike për shkak të të cilave u pranuan në Qendrën për Kujdes Intensiv, ndërsa pacientët e tjerë po i nënshtrohen trajtimit kirurgjik dhe ortopedik, pas së cilës do të përcaktohet trajtimi i tyre i mëtejshëm,” thekson Qendra Klinike. Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë tha se prokurori i shtetit në detyrë ka kryer një hetim, me ndihmën e policisë së Podgoricës dhe me ndihmën e ekspertëve të gjykatës në sigurinë në punë dhe ndërtimin. “Faktet vendimtare do të përcaktohen gjatë procedurave,” shtuan nga PTHSH.

SHARE