GJUROVIQ PARALAJMËROI NDRYSHIME: DO TË PUNOHET NJË NUMËR TË CAKTUAR TË DIELAVE

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq, ka bërë të ditur se situata për të dielën jopune do të ndryshojë dhe se sipas njohurive të tij, janë 16 ditë të diela gjatë vitit.

Duke folur për ditët jopune të dielave për dyqane, Gjuroviq bën të ditur se kjo me gjasë do të ndryshojë.

“Informacionet që kemi janë se marrëveshja është afër. Se do të planifikohet një numër i caktuar javësh që ata do të jenë në gjendje të punojnë. Mendoj se janë rreth 16 javë gjatë vitit. Shpresoj që këtë verë do ta ndryshojmë atë situatë dhe qytetarët do të kenë mundësi të bëjnë pazar edhe të dielave”, tha Gjuroviq, duke shtuar se do t’i bashkohen të gjitha rrjetet e shitjes me pakicë.

Ministri tha se janë jashtëzakonisht të kënaqur me aksionin “Stop Inflacionit” dhe me faktin se inflacioni është bërë negativ pas shtatë muajsh.

Ai bëri të ditur se aksionit do t’i bashkohen edhe operatorët e telekomunikacionit.

“Për momentin, i gjithë Mali i Zi është përfshirë në fushatën „Stop Inflacionit“ dhe ky është rezultati real që prisnim”, tha ai.

Gjysma e shportës së konsumit, siç thotë ai, përbëhet nga shporta antiinflacioniste.

SHARE