PEJANOVIQ-GJURISHIQ, KANDIDATE PËR AMBASADORE TË MZ PRANË OKB-së në NY Millica Pe

Pejanoviq Gjurishiqi është kandidat për Ambasadore të Malit të Zi, si  shefe e Misionit të Përhershëm të këtij shteti pranë Kombeve të Bashkuara, në bazë rezidente, me seli në New York.

Për këtë propozim nesër do të japin mëndim anëtarët e Komisionit për marrëdhënie ndërkombëtare dhe emigrantë.

Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, presidenti i Malit të Zi, i emëron ambasadorët në bazë të propozimit të Qeverisë së Malit të Zi dhe mendimit të Komisionit kompetent parlamentar. Ish ministrja e mbrojtjes së Malit të Zi, ishte ambasadore dy herë.

Të parën herë ishte ambasadore e bashkimit shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi në Belgjikë dhe Luksemburg, ndërsa pas fitimit të pavarësisë së MZ, ajo u emërua ambasadore e MZ,  në Francë.

Në biografinë e saj thuhet se Pejnoviq-Gjurishiq, flet rrjedhshëm gjuhën franceze, italiane dhe  atë angleze.

SHARE