Foto: URA
Kryetari i Klubit Parlamentar të Lëvizjes Qytetare URA, Millosh Konatar, bëri thirrje ndaj deputetëve që nesër të mbështesin propozimet e tyre në Parlament për uljen e akcizës mbi karburantet, me qëllim parandalimin e rritjes së çmimeve dhe ruajtjen e standardit të jetesës së qytetarëve.
Ai gjithashtu kërkoi që të aprovohet kompensimi për punonjësit e ndërmarrjeve shtetërore të falimentuara dhe rritja e pensioneve.
Konatar i bëri apel deputetëve të shumicës që të mos miratojnë ligjet për punët e brendshme, Agjencinë Kombëtare të Sigurisë, si dhe Marrëveshjen e Energjisë me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në konferencën për shtyp në Parlamentin e Malit të Zi, ai nënvizoi se deputetët e URA-s kanë dorëzuar një propozim për të përfshirë në rendin e ditës ligjin më urgjent, për uljen e akcizës mbi karburantet dhe ndalimin e rritjes së çmimeve.
Konatar theksoi se presin reagimin e klubeve parlamentare të shumicës, pasi mbështetja e opozitës është e sigurt.
Ai gjithashtu vuri në dukje se rritja e pensioneve është e mundur, pasi ka fonde të mjaftueshme në buxhet.










