Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Në një Mal të Zi të ndarë, çdo shenjë konsensusi është domethënëse, tha kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq. Kryeministri theksoi se Mali i Zi po ecën edhe më shpejt drejt Bashkimit Evropian (BE).
“Edhe pse kemi pasur një vonesë të panevojshme, mirëpresim vendimin e opozitës për të pranuar institucionet evropiane si partnerë dhe Barometrin 26”, ka thënë Spajiq në një postim në rrjetin X dhe ka publikuar tekstin e Marrëveshjes.
Siç shihet qartë, shton Spajiq, Marrëveshja përcakton mënyrën e konsultimit me Komisionin e Venecias për çështjen e ndërprerjes së mandatit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
“Në një Mal të Zi të ndarë, çdo shenjë konsensusi është domethënëse! Faleminderit për gjithçka, le të ecim përpara,” përfundoi Spajiq.