SHKRELA: KËRKOHET ANULIMI I TENDERIT, TË SHTUNËN PROTESTË

Foto: RTCG

Kryetar i Shoqatës së Qiramarrësve të Plazhit të Ulqinit, Prelë Shkrela, tha se ata ata kërkojnë anulimin e tenderit dhe krijimin e kushteve për anekset e kontratës së qirasë së plazhit me të njëjtat kushte si vitin e kaluar.

Po ashtu, ne po kërkojmë ndryshime në Ligjin për resurset detare që kjo të ndodhë, tha në konferencën e sotme për media Prelë Shkrela, kryetar i Shoqatës së Qiramarrësve të Plazhit të Ulqinit.  

“Pasi marrim plazhin, nuk mund ta japim me qira. Zotëria që e përmendi këtë nuk mund ta bëjë këtë sepse nuk ka autoritet ligjor. Askush nga ne nuk do ta pranonte këtë sepse është thjesht e rrezikshme. Në fund të fundit, pas dy vitesh ai mund të thotë ‘nuk mund ta përdorësh më’,“ tha Shkrela.

Siç shpjegoi ai, ata i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese në rrugë të rregullt, por deri më sot nuk ka pasur asnjë reagim.

“Nuk ka asnjë përgjigje nga Gjykata Kushtetuese, autoritetet, apo NP Të Mirat Detare. Ne kemi dërguar disa letra por ata nuk na kanë kontaktuar. Mendoj se kjo nuk është e mirë dhe nuk është demokratike. Nuk është e drejtë të lihet një qytet vetëm, dhe të mbetet pa asnjë dijeni për këtë. I bëjmë thirrje bashkëqytetarit Faruk Resullbegoviq, i cili ndodhet në Gjykatën Kushtetuese, të mendojë për origjinën e tij dhe të na japë përgjigje sa më parë, që të dimë se çfarë po ndodh me fatin tonë. Mendoj se janë të obliguar ta bëjnë këtë dhe të na kontaktojnë sa më parë”, tha ai.

Shkrela tha se “ne nuk do të ndalemi”.

“Ftoj të gjithë miqtë, qytetarët dhe të afërmit që të vijnë në protestën paqësore që po organizojmë më 22 mars në orën 12:00 te rrethrrotullimi dhe te ura e re. Kërkojmë të realizohet ajo që kemi paraqitur”, tha kryetari i Shoqatës së Qiramarrësve të Plazhit të Ulqinit.

Kryetari i komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu tha se Kuvendi i Ulqinit do të diskutojë për këtë situatë në seancën e tij të së enjtes.

“Mesazhi nga Ulqini nuk është se ne jemi kundër investitorëve të huaj, por jemi për zhvillim të qëndrueshëm dhe ruajtjen e interesave të komunës dhe qytetarëve të saj”, tha Nimanbegu.

SHARE