MAP: RRITJE E MUNDSHME E SULMEVE KIBERNETIKE NË DITËN E ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE

Proceset e mëparshme zgjedhore në Mal të Zi u shoqëruan me rritje të sulmeve kibernetike, kështu që një situatë e ngjashme është e mundur edhe në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, njoftuan nga zyra e ministrit të Administratës Publike.

Ata thanë se, pavarësisht nga vetë procesi, Ministria e Administratës Publike monitoron çdo ditë rrjetin dhe infrastrukturën e menaxhuar nga ai dikaster qeveritar dhe se kanë ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme për mbrojtjen e shërbimeve.

Nga zyra e ministrit thanë për agjencinë MINA se kanë futur autentikimin me dy faktorë për aksesin në e-mail, si dhe se veprojnë në mënyrë parandaluese dhe proaktive kur bëhet fjalë për procesin e përditësimit të sistemit dhe komponentëve të aplikacionit.

“Zbatuam një sërë trajnimesh për punonjësit për t’iu përgjigjur incidenteve kibernetike, si dhe edukimin në aspektin e higjienës kibernetike, vendosëm monitorimin e rrjetit në mënyrën e funksionimit 24/7 dhe implementuam një numër të konsiderueshëm mjetesh softuerike për parandalimin dhe zbulimin e hershëm dhe mbrojtje”, thanë nga Ministria e Administratës Publike.

Ata thanë se, gjatë vizitës së tyre të fundit zyrtare në Bruksel, kanë informuar partnerët nga Bashkimi Evropian (BE) dhe NATO për sulmin e kryer më 19 gusht, për masat e marra, si dhe për planet për përmirësimin e mëtejshëm të rezistencës kibernetike të Malit të Zi.

“Me atë rast kemi paraqitur se ka tentime të vazhdueshme për veprime keqdashëse, si dhe se në ditët e fundit kemi një shkallë të caktuar të tyre”, shtuan nga MAP.

SHARE