Pite kërcëlluese me mollë: Desert tepër i shijshëm për të gjitha gjeneratat!

Këtë pite nga petët e brumit e adhurojnë të gjithë. Është kërcëlluese dhe e shijshme, por shumë e lehtë për ta gatuar.

Përbërësit:

– 5 mollë të vogla,
– 250 g petë brumi,
– 1 lugë e vogël kanellë,
– një majë luge arra të bluara muskati,
– 1 qeskë sheqer karamele,
– kripë sa mund të kapet me një gisht,
– 2 lugë sheqer të kafenjtë,
– 100 g gjalpë,
– sipas nevojës vaj për fërgim,
– sipas shijes sheqer pluhur.

Përgatitja:

Mollët qëroni, lani dhe pritni në kube. Në tigan qitni gjalpin dhe një lugë vaj, dhe kur nxehet shtoni mollët, sheqerin e kafenjtë dhe karamelen, kripën, kanellën, arrat e muskatit dhe zieni 6, 7 minuta.

Lini që të ftohet.

Petët e brumit shkrini, në tavolinën e punës qitni miell, si edhe petët, dhe shtrini me okllai.

Ndani në 6 pjesë dhe në çdo pjesë vendosni nga një lugë mollë të zier.

Skajet lyeni me ujë dhe brumin bashkojeni me pirun duke shtypur skajet që të mos dalë jashtë filli.

Në tigan nxehni vaj dhe fërgoni piten nga të dyja anët derisa të skuqet. Kur të jetë e fërguar qiteni në leckë letre që të thithë tepricën e yndyrës.

Dhe në fund pites qitni sipër sheqerin pluhur dhe kanellën. Shërbejeni të ngrohët.

Kënaquni! – transmeton Telegrafi.

SHARE