NË RAJON KA USHQIM TË MJAFTUESHËM

Në përgjigje të krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë, Qeveria ka krijuar një Plan Prokurimi Ndërhyrës, si dhe masa të përkohshme për të kufizuar çmimet e produkteve të caktuara. Negociatat mes ministrive të Bujqësisë të Malit të Zi dhe Serbisë për prokurimin e grurit janë gjithashtu në vazhdim. Analisti ekonomik Millan Qulibrk thotë se ka mjaft ushqim në rajon. Masat për mbështetjen e ekonomisë dhe qytetarëve do të shkojnë nga 13 deri në 50 milionë euro, u njoftua pas seancës së Qeverisë. Është përgatitur edhe një Plan Ndërhyrjeje Prokurimi, të cilin Qeveria mund ta aktivizojë në rast të problemeve të tregut. “Plani parashikon masat, llojin, sasinë dhe vlerën e mallrave që vlerësohet se kanë problem furnizimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

SHARE