MILLATOVIQ: PLATFORMA E RIMËKËMBJES EKONOMIKE ËSHTË NJË HAP I MADH PËRPARA PËR MALIN E ZI

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Jakov Millatoviq prezantoi Platformën për Rimëkëmbjen Ekonomike, e cila së fundi u miratua në seancën e Qeverisë. Siç tha Millatoviq, ky dokument është një libër i vërtetë shkollor sipas të cilit ndërtohet një ekonomi e fortë dhe për ne paraqet një hap të madh përpara duke pasur parasysh kolapsin e ekonomisë në dekadat e kaluara. “Platforma e rimëkëmbjes ekonomike është baza për zhvillimin e mëtejshëm dhe formësimin e aktiviteteve konkrete që do të realizohen përmes dokumenteve strategjike të Qeverisë së Malit të Zi. Është krijuar një kornizë operative në të cilën të gjithë aktorët e shoqërisë malazeze (mbi 150 palë të interesuara) janë mbledhur rreth së njëjtës temë, e ajo është e ardhmja ekonomike e Malit të Zi”, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik Jakov Millatoviq gjatë prezantimit të dokumentit. Siç shpjegoi ai, ekonomia malazeze është një ekonomi e vogël dhe e pambrojtur, e karakterizuar nga probleme të shumta strukturore të trashëguara me një model zhvillimi joadekuat. „E gjithë kjo do ta bëjë modelin tonë ekonomik më gjithëpërfshirës dhe më rezistent ndaj goditjeve të jashtme. Kjo Qeveri ka hapur rrugën për një jetë dhe punë dinjitoze, si e vetmja e duhur për qytetarët tanë”, ka përfunduar Millatoviq.

SHARE