Në fundjavë zhvillohet xhiro e 26-të e Superligës së Kosovës në futboll, ku nuk mungojnë ndeshjet interesante.
Janë deleguar gjyqtarët që do t’i drejtojnë ndeshjet e kësaj jave.
Përballje e rëndësishme zhvillohet të shtunën në mes të Malishevës dhe Gjilanit.
Në këtë ndeshje, drejtësinë do ta ndajë Gramos Shala i asistuar nga Edmond Zeqiri dhe Gzim Mehmeti.
Ndërsa derBin e javës që zhvillohet të dielën ndërmjet Dritës dhe Prishtinës do ta drejtojë Dardan Çaka, me asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.
Delegimet e plota të gjyqtarëve.