TERZIQ: NUK E KEMI HUMBUR BETEJËN ME VIRUSIN

Ne nuk e kemi humbur betejën me coronavirusin, sistemi shëndetësor po reziston, tha drejtori mjekësor i QKMZ, Zoran Terziq. Ai shtoi se QKMZ ka edhe kapacitetin edhe mjekët dhe personelin infermieror që janë në dispozicion kështu që ata ende të mund ta përballojnë këtë situatë. Ai shprehet se arsyeja për numrin e madh të vdekjeve në baza ditore është se ato janë viruse të gjenezës tjetër. “E gjithë kjo është shqetësuese, por jo vetëm COVIDI ishte shkaku i vetëm i vdekjes, por edhe sëmundjet shoqëruese,  Covid ishte vetëm iniciatori i mekanizmave të tjerë negativë që çuan në vdekje,” tha Terziq. Ai shtoi se numri i pacientëve me simptoma të reja të koronavirusit është rritur kudo në mjedis dhe në botë, dhe se numri i vdekjeve është rritur poashtu. Në QKMZ, siç shtoi ai, ka rreth 150 pacientë dhe mbi 500 në Mal të Zi.

SHARE