MALI I ZI TË SHMANGË PENGESAT NË REFORMA / MBËSHTETJE ME VLERË PREJ 200,000 EURO NË LUFTËN KUNDËR PANDEMISË

I Dërguari i posaçëm për Dialog midis Beogradit dhe Prishtinës Mirosllav Lajçak u takua me Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq. “Me Zëvendëskryeministrin Abazoviq, unë riafirmova se BE është e angazhuar në mënyrë të vendosur në Malin e Zi. Në të njëjtën kohë, unë theksova se Mali i Zi duhet të shmangë pengesat kur bëhet fjalë për reforma të rrepta,” tha Lajçak. Gjatë vizitës së tij zyrtare në Bruksel, Abazoviq u takua edhe me Nënkryetaren e Komisionit Evropian për Vlerat dhe Transparencën, Vera Jurova. Në takimin midis Abazoviq dhe Jurovas, u shkëmbyen mendime për planet e ardhshme, rrjedhën e mëtejshme të negociatave me BE, reformën dhe rrugën e zhvillimit të Malit të Zi, me qëllim përshpejtimin e procesit të negociatave dhe hyrjen më dinamike në fazën tjetër të negociatave. Poashtu, Komisioni Evropian (KE) i ka dhënë sot 200,000 euro mbështetje shtesë Malit të Zi në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, njoftoi qeveria e Malit të Zi pas takimit të Zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme Xhozef Borrel.

SHARE