GJELAJ PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E SLLOVAKISË, BORIS GANDEL

Foto: Komuna e Tuzit

Kryetari i komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, priti në takim ambasadorin e Sllovakisë, Shkëlqesinë e Tij, Boris Gandel.

Siç njofton komuna e Tuzit, gjatë takimit, patën rastin të diskutonin për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Malit të Zi dhe Sllovakisë, si dhe për projektet zhvillimore që komuna e Tuzit po zhvillon.

Ambasadori vlerësoi përpjekjet e komunës së Tuzit për zhvillim duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim për të ndihmuar në realizimin e projekteve të përbashkëta.

SHARE