LAJÇAK: VËREJTJET NGA BRUKSELI TË KUPTOHEN SERIOZISHT

Vërejtjet, të cilat gjatë këtyre ditëve vinë nga Brukseli janë të qëllimit të mirë, por duhet të kuptohen seriozisht, sepse sa Mali i ZI do ti respektojë këto vërejtje, varet rruga e tij drejtë BE, ka deklaruar përfaqësuesi special i BE-së, Mirosllav Llajçak. Ai ka theksuar se për progresin e bashkëpunimit ndërmjet presidentit dhe Qeverisë është i domosdoshëm bashkëpunimi i opozitës dhe të partive në pushtet. Llajçak për programin e mëngjesit të TVMZ ka theksuar se bashkëpunimi dy mujor është përvojë e re për Malin e Zi. “BE e përcjell situatën në Mal të Zi dhe është me rëndësi që të gjithë akterët politikë të respektojnë sundimin e ligjit, principet demokratike dhe së bashku të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme për çështjet aktuale. Kjo duhet të ndodhë në institucionet e formuara për këto qëllime dhe në atmosferë të respektimit reciprok”, ka theksuar ai. Duke folur për paketën e ligjeve për prokuroritë, miratimi i të cilave për momentin është shtyrë, ka përkujtuar se Mali i Zi është lider në rajon dhe i vetmi vend i cili i ka hapur të gjithë kapitujt negocues me Bashkimin Evropian.

SHARE