KINA MIRATON DHURIMIN E 30,000 DOZAVE TË VAKSINËS SINOFARM PËR MALIN E ZI

Republika Popullore e Kinës zyrtarisht ia ka lejuar Malit të Zi një donacion prej 30 mijë doza të vaksinave Sinofarm, të cilat së shpejti duhet të arrijnë në vendin tonë, ka kumtuar Qeveria e Malit të Zi. Mënyra e tillë e fitimit të vaksinave, siç theksohet, e vërteton qëndrimin e pushtetit të Malit të Zi se bisedimet e drejtpërdrejta bilaterale ndërmjet shtetit dhe prodhuesit, respektivisht me shtetin tjetër, është e vetmja rrugë e marrjes së vaksinës e cila në asnjë mënyrë nuk mund të rrezikohet. Ata theksojnë dy elemente kyçe të suksesit të shtetit kinez në luftën kundër korona virusit e që janë marrja e masave efikase për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së virusit, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtarë, sidomos të bashkëpunimit në fushën e vaksinës. Hulumtimi dhe zhvillimi i vaksinës në Kinë shënojnë progres të duhur, kurse vaksinimi i filluar i grupeve prioritare e që janë bartës të luftës kundër pandemisë. “RP e Kinës ka marrë pjesë në iniciativën COVAX të Organizatës botërore të shëndetësisë dhe do të sigurojë 10 milion doza të vaksinës për këtë mekanizëm. Kina, poashtu siguron eksportimin e vaksinës në vendet të cilat gjenden në situatë urgjente dhe të cilat kanë miratuar përdorimin urgjent të tyre”, theksohet nga Qeveria.

SHARE