Super truk me të cilin mobiliet tuaja gjithmonë do të duken krejtësisht të reja

Sot kemi zgjedhje me bollëk, nga kremrat e ndryshëm, sprejet dhe lustruesit e drurit, mirëpo vaji i ullirit dhe lëngu i limonit janë zgjedhje e mirë natyrale me të cilët mobiliet tuaja do të duken si të reja

Mobiliet tuaja të drunjta do të shkëlqejnë me këta përbërës të cilët me siguri i keni në shtëpinë tuaj – vaji i ullirit dhe lëngu i limonit.

Përzieni 2 lugë vaj ulliri dhe 2 lugë lëng limoni, përzieni mirë në një enë dhe tundni në shishe.

Ky kombinim do të pastrojë drurin, por njëkohësisht edhe do ta ushqejë dhe lustrojë.

Vaji i ullirit është i mirë për mbulimin e gërvishtjeve të imëta në dru. Njomeni leckën dhe lyeni mobiliet, transmeton Telegrafi.

Ky vaj nuk ngjitet dhe nuk ka aromë, por njëkohësisht nuk përmban as kimiste të dëmshme të cilat mund të qëndrojnë në ajër, pra nuk ka rrezik nga helmimi. Prandaj është i sigurt për fëmijë.

Madje, fëmijëve mund t’jua jepni leckën e njomur në vaj që t’ju ndihmojnë në lustrimin e mobilieve.

Këtë kombinim të vajit dhe limonit mund ta përdorni në të gjitha sipërfaqet e drunjta, në tavolina, kuzhinë, mobilie të dhomës së ditës…

Më parë lyeni sipërfaqen me leckë të njomur në vaj, fërkojeni mirë dhe lustrojeni dhe lëreni që druri ta thithë vajin përafërsisht 10 minuta. Pastaj fërkojeni me leckë të pastër. Lecka e pastër do të shërbejë për arritje të shkëlqimit.

Mund ta përsërisni procedurën dy deri në tri herë derisa të shihni që druri ka filluar ta thithë ngadalë vajin. /Telegrafi/

SHARE