KSHZ: NUK KA MUNDËSI AS TEORIKE QË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE TË MBAHEN ME ATO PARLAMENTARE

Pasi kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq shpalli zgjedhjet presidenciale për 19 mars, nuk ka më mundësi teorike për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në të njëjtën kohë, tha kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) Nikolla Mugosha për Portalin e RTMZ. “Duke qenë se është duke u zhvilluar një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit dhe se ligji parashikon që zgjedhjet parlamentare të mbahen më së shpejti 60 ditë nga data e shpalljes dhe më së voni brenda 100 ditëve, mund të thuhet se ka nuk ka më mundësi as teorike për mbajtjen e njëkohshme të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale”, ka theksuar Mugosha. Kujtojmë se Gjuroviq i shpalli zgjedhjet presidenciale për 19 mars, duke thënë se afati ligjor për shpalljen e tyre skadon për tre ditë, si dhe kushtet ligjore që zgjedhjet për kreun e shtetit të shpallen së bashku me zgjedhjet parlamentare, nuk janë plotësuar. Gjuroviq tha se ekzistojnë dy mundësi të parapara me ligj për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, shpërndarja e Kuvendit ose miratimi i vendimit për shkurtimin e mandatit, dhe theksoi se asnjë prej kushteve të përcaktuara me Kushtetutë nuk janë përmbushur.

SHARE