Ky specialitet italian përgatitet lehtë, por edhe mund t’ia përshtatni shijes suaj
Frittata është versioni italian i omëletës, por ajo që është e shkëlqyeshme është që përgatitet thjesht dhe përbërësit mund t’i caktoni vetë, varësisht nga ajo çfarë dëshironi – mund të shtoni proshutë të grirë, perimet që i doni, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 3 lugë vaj ulliri,
– 10 kokrra vezë,
– 2 lugë të vogla kripë,
– gjysmë luge të vogël piper,
– 400 g spinaq,
– disa domate qershizë,
– 4 presh,
– 220 g djathë feta
Përgatitja:
Nxehni furrën në 170 gradë, dhe futeni tepsinë e lyer pesë minuta në furrë, në mënyrë që vaji të nxehet.
Ndërkohë, në një enë më të madhe thyeni vezët, tundni me tel dhe shtoni kripën dhe piperin.
Pastaj shtoni spinaqin, domatet qershizë të prera përgjysmë, preshin e grirë dhe të gjitha përzieni.
Nxirrni tepsinë na furra, në të qitni tretjen dhe piqeni rreth 25 deri 30 minuta, apo derisa tretja t’i bëjë skajet e kores ngjyrë kafeje.
Ju bëftë mirë. /Telegrafi/