SPAJIQ: PROGRAMI EVROPA TANI NUK DO TË NDALOJË PARA ASKUJT TANI

Programi Evropa Tani nuk do të ndalojë përballë askujt, tha ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Millojko Spajiq, ndërsa sekretari i shtetit Janko Odoviq tha se programin nuk do ta ndalojë asgjë, dhe shtoi se lufta për të mirën e të gjithë qytetarëve është më e fortë se çdo politikë. “Evropa Tani! Nuk do të ndalojë para askujt! Ne jemi këtu për ju dhe së bashku me ju do të luftojmë për një standard më të mirë jetese në të gjithë Malin e Zi”, shkroi Spajiq në Twitter dhe u bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi. Ai pretendon se askush nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Thirrje bëri edhe Odoviq: “Nëse keni dyshime, na kontaktoni dhe nëse vëreni parregullsi, Drejtoria për Çështje të Inspektimit po punon me kapacitet të shtuar dhe nuk do të ketë të privilegjuar. Ne jemi këtu për shkak të jush – qytetarëve të Malit të Zi”, ka shkruar Odoviq në Twitter. Ministria ka publikuar paraditen e sotme listën e personave kontaktues për të gjitha pyetjet që qytetarët kanë lidhur me zgjidhjet ligjore në kuadër të programit ekonomik Evropa Tani. Ministria rikujtoi se numri 080 555 555 është numri për raportimin e parregullsive në inspektim. “Operatorët e Drejtorisë për Çështje të Inspektimit nga sot punojnë në dy turne dhe do të jenë në dispozicion çdo ditë pune nga ora 7 deri në ora 20”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

SHARE