Foto: predsjednik.me
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka deklaruar se Samiti historik BE–Ballkani Perëndimor, i planifikuar për qershor 2026 në Mal të Zi, duhet të jetë një “samit rezultatesh”.
Ai po qëndron në Bruksel, ku po merr pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor dhe ka pasur një takim të rëndësishëm me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Millatoviq theksoi pritshmëritë e larta nga Brukseli për samitin e ardhshëm dhe nënvizoi rëndësinë e mbylljes së pesë kapitujve negociues, si sinjal i mbështetjes së BE-së për suksesin e Malit të Zi.
Ai shtoi se në periudhën e ardhshme nevojitet më shumë unitet kombëtar, fokus, punë dhe përgjegjësi nga të gjitha institucionet.
Presidenti vuri theksin tek rëndësia që integrimi evropian të sjellë përmirësime konkrete në jetën e përditshme të qytetarëve, duke përfshirë mbështetje më të madhe për bujqit, mjedis më të pastër, shëndetësi më të aksesueshme dhe mbrojtje të standardit të jetesës në kushtet e rritjes së çmimeve.
Ai theksoi se përfitimet e reformave për qytetarët duhet të jenë gjithmonë prioritet.









