MALI I ZI DHE GJERMANIA NËNSHKRUAJNË MARRËVESHJE PËR NJOHJEN E NDËRSJELLË TË PATENTAVE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Sot u nënshkrua Deklarata për njohjen e ndërsjellë të patentave midis Malit të Zi dhe Gjermanisë.

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq tha se kjo është një ditë historike për qytetarët e Malit të Zi, pasi patentat e tyre tani do të njihen në të gjithë Gjermaninë.

“Kam pasur nderin të nënshkruaj këtë marrëveshje me ministrin gjerman të Transportit, Patrick Schneider, duke i dhënë fund një problemi shumëdekadësh për qytetarët tanë në Gjermani,” tha Spajiq.

Kryeministri falënderoi Berlinin për mbështetjen në procesin e integrimit evropian dhe bëri thirrje që të gjitha lande gjermane të zbatojnë sa më shpejt këtë marrëveshje.

SHARE