BUXHETI I MALIT TË ZI PËR 2026, OPTIMIZËM I MATUR DHE SFIDA PËR ZHVILLIM

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Gjatë seancës së Komitetit për Ekonomi, Financa dhe Buxhet, përfaqësues të sindikatave, bankës qendrore, biznesit, komunave dhe organizatave të personave me aftësi të kufizuara vlerësuan buxhetin për 2026 si “moderuesisht optimist”. A

ta theksuan se subvencionet për bujqësinë dhe biznesin janë të ulëta, keqpërdorimet e lejeve të sëmundjes vazhdojnë në ndërmarrjet shtetërore dhe duhet më shumë fonde për infrastrukturë, paga dhe zhvillim ekonomik, që aktualisht mbështetet kryesisht në TVSH.

Buxheti i propozuar për vitin 2026 është 3,78 miliardë euro, me pritshmëri të rritjes ekonomike 3,2% dhe inflacion më të ulët.

Shpenzimet kryesore përfshijnë 1,1 miliardë euro për mbrojtjen sociale, 760 milionë euro për shlyerjen e borxheve, 521 milionë për shëndetësinë dhe 368 milionë për arsimin, shkencën dhe sportin. Deficiti parashikohet të jetë 3,2% e PBB-së, kryesisht për shkak të investimeve në infrastrukturë.

Drejtori i Buxhetit, Bojan Paunovq, theksoi se 80% e shpenzimeve janë mandatorë dhe vetëm 15% mund të përdoren për projekte zhvillimore, duke kufizuar hapësirën për manovrim.

Ai shtoi se subvencionet për biznesin janë rritur lehtë dhe do të përfitojnë edhe nga Fondi Kredit-Garantues.

Nga ana tjetër, nënkryetari i Dhomës së Tregtisë, Dragan Kujoviq, kritikoi mungesën e fokusit zhvillimor, tregoi se mbulimi i importit me eksport është vetëm 12%, dhe vuri në dukje se rritja e kapitalit me 25 milionë euro nuk mjafton për nxitjen e prodhimit dhe inovacionit.

Ai përmendi Fondin për Inovacion si hap pozitiv, por me fonde të pakta prej 2,4 milionë eurosh, ndërsa protesta e bujqve tregon pakënaqësinë ndaj mungesës së stimujve bujqësorë.

Ky buxhet përshkruhet si i qëndrueshëm financiarisht, por me sfida të qarta për rritje zhvillimore dhe përmirësimin e konkurrencës së ekonomisë malazeze.

SHARE