GJELOSHAJ: MBYLLJA E TRE KAPITUJVE KONFIRMON TË ARDHMEN EVROPIANE TË MALIT TË ZI

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe njëherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj tha se mbyllja e tre kapitujve paraqet një moment historik dhe konfirmim të së ardhmes evropiane të Malit të Zi.

Në Konferencën Ndërqeveritare të mbajtur më 16 dhjetor në Bruksel, Mali i Zi mbylli tre kapituj të negociatave pas shtatë vitesh negociata, që, siç shprehet Gjeloshaj, është një moment historik për vendin tonë.

“Kemi punuar shumë dhe kemi bërë një hap të madh drejt arritjes së qëllimit tonë kryesor, anëtarësimit të Malit të Zi në BE në vitin 2028”, theksoi Gjeloshaj.

Kapitulli i shtatë – Ligji i Pronësisë Intelektuale, kapitulli i dhjetë – Shoqëria e Informacionit dhe Media dhe kapitulli i njëzet – Sipërmarrja dhe Politika Industriale u mbyllën.

„Mbyllja e tre kapitujve, në të cilët kemi dhënë një kontribut të fuqishëm, paraqet një moment historik dhe një konfirmim të së ardhmes evropiane të Malit të Zi”, përfundoi Gjeloshaj.

SHARE