INSTITUTI: 198 RASTE TË REJA / NË MAL TË ZI JANË REGJISTRUAR PESË RASTE OMICRON

Në Mal të Zi, në 24 orët e fundit, pesë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, dhe janë regjistruar 198 raste të reja të infektimit, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi (ISHP). Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni Covid-19 në Mal të Zi që nga fillimi i pandemisë është 2,372. Deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 224 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me Covid-19 në Mal të Zi është 1,781. Laboratorët e Departamentit të Diagnostifikimit Molekular të Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi konfirmuan sot pesë raste të infektimit me omikron me shtamin e virusit korona. Këto janë katër grupime nga komuna të ndryshme.

SHARE