DO TË ISHIM TË LUMTUR QË MALI I ZI TË ISHTE ANËTARI I 28-të I BE-së

Belgjika do të ishte e lumtur nëse Mali i Zi do të bëhej anëtari i 28-të i BE, por përpjekje shtesë duhen përgjatë rrugës, veçanërisht kur bëhet fjalë për modelin institucional të Malit të Zi, gjyqësorin dhe pavarësinë e asaj dege të qeverisë, veçanërisht në media, tha Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve te Mbretërise se Belgjikës, Elijan Tilije. Këtë e theksoi pas një takimi me Kryeministrin Zdravko Krivokapiq. Zyrtarët diskutuan gjithashtu forcimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve. Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Bruksel, Kryeministri Krivokapiq ka biseduar me Komisionerin Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Oliver Varheli. “Gjatë bisedës miqësore, ne theksuam se lufta kundër pandemisë Covid-19, problemet ekonomike, sundimi i ligjit, si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit janë sfidat më të mëdha me të cilat përballet Mali i Zi,” tha Krivokapiq. Në fund, Kryeministri tha: “Ne jemi të gatshëm të bëjmë progres në këto fusha në të ardhmen e afërt”.

SHARE