Foto: KKSH
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi do të organizojë një program festiv me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar dhe 113-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në skenën e Qendrës për Kulturë në Ulqin do të performojnë artistë të njohur shqiptarë, mes tyre Ilir Shaqiri, Nikollë Nikprelaj, Selami Kolonja, Kastriot Tusha, Gjylie Pelingu Hoxha, si dhe aktori Bislim Muçaj.
Koncerti festues do të mbahet më 23 nëntor, në orën 18:00.










