Foto: Ilustrim
Sipas të dhënave të Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi, gjatë 7–8 ditëve të ardhshme priten reshje të mëdha shiu, të shoqëruara me erëra të forta deri në stuhi nga jugu dhe juglindja.
Për të gjithë territorin e Malit të Zi është lëshuar alarmi i kuq meteorologjik.
Për shkak të kushteve të tilla, mund të ketë probleme dhe fatkeqësi natyrore në disa zona.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim paralajmëron se situata mund të vështirësojë kryerjen e aktiviteteve të përditshme dhe të shkaktojë pasoja në terren.
Qytetarëve dhe institucioneve u këshillohet të përshtatin aktivitetet me kushtet atmosferike dhe të shmangin qëndrimin jashtë gjatë periudhave me reshjet dhe erërat më intensive.
Gjithashtu kërkohet ndjekja e njoftimeve zyrtare dhe vëmendje e shtuar ndaj lumenjve, drenazhimit dhe stabilitetit të objekteve, sidomos në zonat e ndjeshme ndaj përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut dhe dallgëve të forta.
Drejtoria ka njoftuar të gjitha institucionet përgjegjëse që të rrisin gatishmërinë operative dhe të monitorojnë nga afër situatën në terren.










