PENSIONI MESATAR PËR MUAJIN TETOR 425 EURO

Fondi i sigurimeve pensionale dhe invalidore të Malit të Zi njoftoi se sot do të fillojë pagesa e pensioneve të rregullta për muajin tetor.

“Pensioni mesatar për muajin tetor është 425,96 EUR, dhe gjithsej mjetet e nevojshme për pagesën e të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor janë 49,75 milionë euro”, njoftojnë nga Fondi PIO.

Të rikujtojmë se Qeveria njoftoi se pensioni minimal për muajin janar do të jetë 450 euro.

SHARE