NUK KA “PAQE” PËR TARGAT / KOSOVËS I ËSHTË PREZANTUAR NJË PROPOZIM PËR DALJEN NGA KRIZA

As takimet urgjente të së martës nuk arritën të ulin përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë në një tryezë diskutimi. Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak takoi zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin me disa propozime për të dalë nga situata e krijuar në veri. Por, dakordimi mungon edhe pse kanë mbetur vetëm pesë ditë deri në fillimin e gjobitjes së qytetarëve që nuk heqin nga përdorimi targat ilegale. Bislimi nuk ka ndarë detaje mbi propozimet për daljen nga kriza. Kosovës po vazhdon t’i bëhet thirrje për shtyrjen e afatit për targat edhe për dhjetë muaj, ndërkohë që Qeveria nuk ndërron qëndrim. 21 nëntori pritet të sjellë tension me këmbënguljen e shefit të Qeverisë Albin Kurti për zbatimin e këtij vendimi. Më 21 nëntor fillon faza e dytë e vendimit për targa, ku qytetarët serbë gjobiten me 150 euro nëse nuk i ndërrojnë targat ilegale në ato RKS.

SHARE