A ka gjë më të mirë nga ajo ndjenja kur e dini që në shtëpi ju pret një grumbull enësh të palara, porse njëkohësisht e dini që aty diku është edhe makina e cila e bën punën për Ju?
Mirëpo, edhe pse makina e enëve është gjëja e rëndomtë në shumë shtëpi, shumica e bëjnë këtë gabim fillestar!
Cili është ai gabim që shumica e bëjnë? – transmeton Telegrafi.
Shumica nesh pirunët dhe lugët i vendosin me bishtat lart, gjë që është gabimi më i madh sepse te shumica e makinave uji përhapet nga pjesa e brendshme, ndërkaq kur pirunët dhe lugët me pjesën e tyre të punës janë të puthitura njëra me tjetrën, nuk ka mënyrë që makina të arrijë t’i lajë të gjitha mirë.
Prandaj pirunët dhe lugët vendosni me bishtat poshtë, ndërsa thikat jo – tehet e të cilave duhet të jenë të kthyera nga poshtë në mënyrë që rastësisht të mos ju therin. /Telegrafi/