COVID 19: 403 RASTE TË REJA, 10 TË VDEKUR

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 403 raste të reja me Covid 19, si dhe 10 viktima nga kjo sëmundje, prej moshës 60 deri në atë 82 vjeçare. Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Podgoricë 147, Nikshiq 71, Herceg Novi 29, ndërsa në Tuz u regjistruan 2 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 558 të infektuar. Rastet aktive janë 4389, nga të cilët 33 në komunën e Tuzit.

SHARE