Mbyllja plotësisht e vendit nuk është hequr nga rendi i ditës, por është shtyrë vetëm përkohësisht, tha Ministri i Shëndetësisë dhe njëherësh Kryetari i Trupit Koordinues Kombëtar, Kenan Hrapoviq. Ai në programin e mëngjesit në TVMZ tha se nuk do të pres deri më 1 dhjetor për të miratuar masa të reja, por nëse do të jetë e nevojshme do të zgjedh një model jashtëzakonisht kufizues, të ashtuquajturin mbyllja e të gjitha qyteteve. “ Unë mendoj dhe besoj se këto tre masa të thjeshta – mbajtja e maskave, respektimi i distancës dhe higjiena – mund të jenë një model i sjelljes në mënyrë që të shmanget ai model kufizues,” tha Hrapoviq. Ai poashtu thotë se, nëse respektojmë masat, ne do të ndihmojmë në uljen e përhapjes së epidemisë dhe transmetimit lokal, por edhe lehtësimin e sistemit shëndetësor, i cili është shumë i ngarkuar. Që nga fillimi i epidemisë, siç pohon Hrapoviq, ata janë udhëhequr ekskluzivisht nga profesioni dhe rekomandimet e autoriteteve kompetente shëndetësore. Gjatë miratimit të masave të fundit, ata menduan për aktivitetin ekonomik dhe rrjedhën normale të shkollimit. ”Mbyllja totale do të na ndante nga familja, miqtë, gjë që do të çonte në një rritje të gjendjeve simptomatike të psikozës, të cilat janë gjendje të vështira,” tha Hrapoviq. Shteti ka bërë gjithçka në fuqinë e tij për të miratuar masat e duhura dhe është përgjegjësi individuale e të gjithë neve që të respektojmë masat.