FILLON PAGESA E PENSIONEVE PËR SHTATOR

Foto: Ilustrim

Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Malit të Zi ka njoftuar se sot fillon pagesa e pensioneve për muajin shtator 2025.

“Pensioni mesatar (pa përfshirë diferencat e llogaritura) për muajin shtator është 543,12 euro, ndërsa pensioni mesatar i paguar me diferencat e llogaritura për shtator arrin në 554,85 euro,” thuhet në njoftimin e Fondit.

Shuma e përgjithshme e nevojshme për pagesën e të gjitha të drejtave nga sigurimet pensionale dhe invalidore për muajin shtator është 67,82 milionë euro.

SHARE