LIGJI PËR SHTETËSI PO NDRYSHOHET PËR TA HARMONIZUAR ME RREGULLAT E BE-së

Hartimi i ndryshimeve në Ligjin për shtetësinë malazeze janë përfshirë në planin e punës së Qeverisë për shkak të harmonizimit të terminologjisë nga teksti aktual i ligjit me direktivat e BE-së, njoftoi MPB.

Nga ky dikaster i janë përgjigjur raportimeve të mediave se, me publikimin e rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, Ministria e Punëve të Brendshme zyrtarizoi ftesën për vazhdimin e aktiviteteve për përgatitjen e parakushteve për vendosjen e shtetësisë së dyfishtë.

Ministria sqaron se përgatitja e ndryshimeve në Ligjin për shtetësinë malazeze është planifikuar në programin e punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qeverisë së Malit të Zi për vitin 2024, me afat për zbatim në tremujorin e katërt të këtij viti.

„Në punën e trupit punues që do të punojë në tekstin e ligjit, përveç përfaqësuesve të organizatave joqeveritare, do të përfshihen edhe përfaqësues të UNHCR-së,“ theksuan nga Ministria.

Ndryshimet në këtë ligj janë përfshirë në planin e punës së Qeverisë për këtë vit, thekson departamenti, për shkak të domosdoshmërisë së harmonizimit të dispozitave të këtij ligji me Ligjin për mbrojtjen ndërkombëtare dhe të përkohshme të të huajve, si dhe harmonizimin e terminologjisë nga teksti aktual i ligjit me direktivat e BE-së.

SHARE