NESËR NISIN REGJISTRIMET PËR PROGRAMIN E TRAJNIMIT PROFESIONAL

Regjistrimi i përdoruesve për pjesëmarrje në ciklin e dymbëdhjetë të Programit të Trajnimit Profesional për personat me arsim të lartë fillon nesër, më 18 tetor në orën 15.00, është bërë e ditur nga Ministria e Arsimit.

“Regjistrimi për përdoruesit e ardhshëm të Programit, në mënyrë elektronike, nëpërmjet portalit eAdministrata, zgjat deri më 18 nëntor 2023, deri në orën 15.00. Të rikujtojmë se të drejtën e trajnimit profesional e kanë personat me arsim të lartë të fituar të cilët nuk kanë përvojë pune në një nivel të caktuar arsimor dhe janë të regjistruar në Entin për Punësim”, sqaruan nga ai departament.

Ata rikujtojnë se Programi i Trajnimit Profesional zgjat nëntë muaj dhe njihet si përvojë pune 12 muaj dhe si kusht për të dhënë provimin përkatës profesional me arsim të lartë të fituar.

SHARE