KUVENDI MË 1 NËNTOR SHQYRTON PROJEKLIGJIN PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË

Kuvendi i Malit të Zi në seancën e tretë të Rregullores së Dytë (seancës vjeshtore) e planifikuar për 1 nëntor, do të shqyrtoi Projektligjin për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Banesave. Projektligji është miratuar nga Qeveria në seancën e 2 qershorit të këtij viti. Regjistrimi përfshin shtetasit e Malit të Zi që kanë vendbanim në Mal të Zi pavarësisht nëse ata janë të pranishëm në vendbanimin apo qëndrojnë përkohësisht në një vend tjetër në Mal të Zi ose në një vend tjetër dhe të huajt që kanë një qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm të miratuar. Regjistrimi përgatitet, organizohet dhe zbatohet nga Drejtoria e Statistikave, ndërsa për çdo njësi të vetëqeverisjes lokale formohet komisioni i regjistrimit.

SHARE