BE E HAPUR PËR ZGJERIM, VARHELY: DUHET EDHE TË OFROJMË, JO VETËM KËRKOJMË

Pushtimi rus i Ukrainës dhe ndryshimi i peizazhit aktual gjeopolitik kanë çuar në një fazë ku interesi strategjik i BE-së për një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt në fqinjësinë e saj të afërt, duhet të shkojë përtej asaj se kush do të jetë anëtari i ardhshëm, sipas Komisionerit tw Zgjerimit Olivér Várhelyi. Për shkak të luftës sidomos, procesi i zgjerimit të BE-së është ringjallur papritur pas gati një dekade ‘në vend numëro’. Në fillim të këtij viti, zyrtarët e lartë të BE-së thanë se situata aktuale demonstroi nevojën për të përshpejtuar procedurat. “Kohët po ndryshojnë, Evropa gjithashtu mund të ofrojë gjëra dhe jo gjithmonë të kërkojë, dhe nganjëherë të ofruarit jep rezultate më të mira se kërkesat,” tha Komisioneri i Zgjerimit Olivér Várhelyi për EURACTIV pas prezantimit të raporteve të zgjerimit të këtij viti. I pyetur nëse sheh progres të prekshëm të bërë gjatë viteve të fundit, Várhelyi ishte më pozitiv, duke thënë, “duke parë raportet; të gjithë janë në ekuilibër, kështu që ne po bëjmë përparim.” “Sigurisht, ka probleme me secilin vend kandidat – por kjo është natyra e raporteve, ne gjithmonë parashtrojmë fushat ku kemi nevojë për më shumë,” tha komisioneri i zgjerimit. Pasi udhëheqësit e BE-së në qershor i dhanë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë si një sinjal solidariteti, dhe vendet anëtare në korrik dhanë dritën jeshile për fillimin e bisedimeve të vonuara, të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, raporti i këtij viti është i pari më në fokus Ballkanin Perëndimor. Disa vende anëtare të BE-së kanë argumentuar se BE-ja nuk ka qenë mjaft e vendosur me vendet kandidate gjatë viteve. Por, situata aktuale në Ukrainë dhe goditjet e vazhdueshme nga Moska e kanë rritur rëndësinë e Ballkanit Perëndimor.

SHARE