DRLEVIQ: KOMISIONI EVROPIAN TË NJOHË DHE TË VLERËSOI REZULTATET E MALIT TË ZI

Kryenegociatori i Malit të Zi, për Bashkimin Evropian Aleksandar Drleviq,  deklaroi se Komisioni Evropian,  duhet të njohë dhe të vlerësojë rezultatet e arritura të Malit të Zi, në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ai, gjatë takimit me ambasadorin irlandez Peter Keli,  ka thënë se Mali i Zi,  do të vazhdojë të ketë rezultate të mira dhe se lidhur me këtë janë të vendosur.

“Ne presim që Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare të njohin dhe vlerësojnë progresin e arritur të MZ”, tha Drleviq.

Siç është kumtuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së MZ, Drleviq e informoi ambasadorin irlandez  lidhur me statusin e kapitujve negociues dhe pritshmërinë e Malit të Zi që partnerët evropianë e të njohin gatishmërinë e shtetit për të hapur kapitullin 27, që ka të bëj me Mjedisin Jetësor.

“Ne jemi të vetëdijshëm se rezultatet në Kapitujt 23 dhe 24 kushtëzojnë përparimin e mëtejshëm të shtetit në kapitujt e tjerë negociues.

Ne besojmë se Komisioni Evropian i njeh rezultatet pozitive të cilat i kemi shënuar në negociata, ndërsa vlerësojmë meritat individuale në  këtë proces”, deklaroi kryenegociatori malazez.

Siç kumtohet Keli e njoftoi Drleviqin lidhur me situatën në negociata dhe largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian dhe vuri në dukje rritjen e mbështetjes së bashkësisë së BE, midis qytetarëve të Irlandës.

Keli, gjithashtu theksoi se Ilranda mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian.  Sipas tij, Mali i Zi, me rezultatet e veta, theksohet si lider në procesin e  integrimeve evropiane.

SHARE