SPAJIQ: SISTEMI SHËNDETËSOR I MALIT TË ZI ËSHTË PLOTËSISHT I PËRGATITUR PËR SFIDËN E ETHEVE Q

Sistemi shëndetësor i Malit të Zi është plotësisht i përgatitur për t’iu përgjigjur sfidës së etheve Q, në rast se ajo përhapet te njerëzit.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq në një konferencë për media.

“Sot në mëngjes u konsultova me Ministrinë e Shëndetësisë, kemi gatishmërinë e plotë të sistemit tonë shëndetësor për t’iu përgjigjur plotësisht një sfide të tillë, nëse rastësisht ndodh që ethet të përhapen te njerëzit. Pra është një mesazh shumë i rëndësishëm për qytetarët, që të mos shqetësohen, që sistemi shëndetësor të jetë plotësisht i përgatitur nëse kjo do të ndodh në të ardhmen”, tha ai.

SHARE