HAN: MË SHQETËSON RRITJA E DHUNËS NDAJ GAZETARËVE

Komisionari për politikë evropiane të fqinjësisë dhe negociata të zgjerimit i Bashkimit Evropian, Johanes Han, deklaroi se  Mali i Zi konsiderohet si shtet udhëheqës në  integrimet evropiane në rajon, por kjo mund të ndryshojë nëse nuk do të ketë rezultate mbi hetimin e sulmeve ndaj gazetarëve.

Ai në Shkup gjatë hapjes së konferencës ”Ditët e medias Bashkim Evropian – Ballkani Perëndimor”, ka thënë se më së shumti e shqetëson  ajo që dhuna ndaj gazetarëve në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është evituar, përkundrazi, sipas tij, ajo është rritur.Han tha se, sipas të dhënave të platformës rajonale për avokimin e lirisë së medies, këtë vit, në vendet e Ballkanit Perëndimor, ka pasur 11 raste të sulmeve fizike ndaj gazetarëve dhe  kjo sipas tij është e papranueshme.

“Paaftësia e autoriteteve për të gjetur dhe ndëshkuar autorët krijon një atmosferë të frikshme të mosndëshkimit, gjë që ndikon shumë  në raportimin e lirë dhe të pavarur”, tha Han.

Sipas tij, liria e medias nuk mund të ekzistojë pa një gjyqësor të pavarur që funksionon mirë.

“Gazetarët duhet të mbrohen nga sulmet në mënyrë që të kryejnë mirë punën e tyre”, tha Han.

Ai tha se Komisioni Evropian në strategji për Ballkanin Perëndimor theksoi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave themelore që duhet jo vetëm të respektojnë, por edhe të jetojnë me media dhe lirinë e shprehjes që është një nga shtyllat kryesore.

Hahn, gjithashtu theksoi se asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Europian derisa nuk garanton liri të plotë të mediave dhe pavarësi në punën e gazetarëve.

“Nëse nuk përmbushen reformat për mediat të parashikuara në kapitujt 23 dhe 24, eksziston mundësia që të stopohet procesi i anëtarësimit në BE”, deklaroi Hahn.

Më tej, gjatë fjalimit të tij ai bëri thirrje për mekanizmat e drejtësisë të bëjnë më shumë për këtë gjë.

SHARE