Sonte hapet panairi i 22-të i librit në Ulqin. Ai do të qëndroj i hapur deri të dielen më datën 20 gusht 2023.
Nga Komuna e Ulqinit mësohet se gjatë këtyre ditëve do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues si dhe përkthyes.
Komuna e Ulqinit jep një rëndësi të veçantë kulturës si dhe arsimit, prandaj do të jetë gjithmonë e gatshme të përkrahe evente të natyrës kulturore dhe arsimore.
“Si Kryetar i Komunës së Ulqinit ftoj të gjithë qytetarët e sidomos të rinjt që të lexojnë sa më shumë dhe të ngrisim nivelin e arsimit në shoqërinë tonë,“ shkruan në Facebook, kryetari i komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari.