QYTETARËT E MALIT TË ZI DUHET TË LAJMËROHEN NËSE JANË NË AFGANISTAN

Pasi talebanët morën kontrollin e kryeqytetit të Afganistanit, dhjetëra qytetarë nga rajoni ynë presin të evakuohen nga ai vend, por deri më tani nuk ka asnjë qytetar të regjistruar të Malit të Zi, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. “Ne jemi në komunikim me kolegët tanë nga Ambasada Serbe në Nju Delhi, e cila mbulon Afganistanin në baza jorezidente, dhe ata na kanë informuar se asnjë qytetar malazez nuk ka kërkuar ndihmë deri më tani,” ka thënë RTMZ Maja Gjurgjiq nga Ministria e Punëve të Jashtme. “Duke pasur parasysh situatën shumë komplekse në Afganistan, ne duam t’u bëjmë thirrje qytetarëve tanë, nëse ata janë në Kabul, të kontaktojnë Ministrinë e Punëve të Jashtme drejtpërdrejt me telefon dhe e-mail, të cilat janë në dispozicion në faqen tonë të internetit,” tha Gjurgjiq. Dhjetëra vende u kanë bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira në ngjarjet në Afganistan të “respektojnë dhe tu mundësojnë” largimin e qytetarëve të huaj dhe afganëve që duan të largohen nga vendi. Qeveria amerikane dhe vende të tjera si Austria, Britania e Madhe, Kanadaja, Gjermania dhe Spanja deklarojnë se “ata që janë në pozita të pushtetit dhe autoritetit në të gjithë Afganistanin janë përgjegjës për mbrojtjen e jetës dhe pronës njerëzore, si dhe për rivendosjen e menjëhershme të sigurisë dhe rendi publik“.

SHARE