SPAJIQ: LIDHJA ME ITALINË ËSHTË NJË LIDHJE E DREJTPËRDREJTË MES MALIT TË ZI DHE BE-së

Për ne nuk ka lidhje më të madhe dhe më të rëndësishme se Mali i Zi dhe Italia, sepse është një lidhje e drejtpërdrejtë mes Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian, tha kryeministri Millojko Spajiq në manifestimin e organizuar pas mbërritjes së tragetit të AF MIA në Portin e Tivarit.

“Një anije e mrekullueshme. Është një nga anijet më të bukura që kam parë dhe vizituar, dhe ne jemi vërtet mirënjohës që Adria Ferries u tregua historike dhe e mirëpritur pas 20 vitesh… Historikisht një partner i madh dhe një mbështetës i madh i Malit të Zi,” tha ai.  

Spajiq theksoi gjithashtu se “miqtë nga Adria Ferries ishin një komponent kyç në realizimin e gjërave të tilla.”

“Është një gjë historike. Na treguan historinë sesi punonte Adria Ferries me Malin e Zi në vitin 2004, dhe tani po kthehemi në ato ditë dhe vetëm po gërvishtim sipërfaqen e marrëdhënies dhe lidhjes fizike midis Italisë dhe Malit të Zi, sepse integrimi evropian do të jetë vetëm ‘fjalë në letër’ nëse nuk kemi marrëdhënie fizike. Gjithçka ka të bëjë me lidhjen e njerëzve, lidhjen e bizneseve, lidhjen e turistëve, krijimin e një tregu, marrjen e hapave drejt horizonteve të reja që ne të gjithë i shohim”, tha kryeministri.

Ai theksoi se ky është një lajm i madh, sidomos për Tivarin.

„Mali i Zi mund të jetë një destinacion i mirë për turizmin, por edhe një treg i mirë, si dhe për mallra italiane dhe të tjera evropiane. Pra, me zell, përkushtim dhe respekt për të gjitha obligimet që kemi marrë me këtë projekt, do ta bëjmë të suksesshëm këtë projekt”, ka theksuar Spajiq.

SHARE