MALI I ZI DHE SHQIPËRIA NDAJNË NJË VIZION TË PËRBASHKËT EUROATLANTIK

Në takimin e sotëm, zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike, Nik Gjeloshaj dhe ambasadorja e Shqipërisë, Zhaklina Peto, theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, si dhe ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, njoftoi Qeveria e Malit të Zi.

Gjeloshaj i uroi mirëseardhjen ambasadores, duke theksuar se dy vendet mike, të cilat kanë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim të ngushtë, ndajnë një vizion të përbashkët euroatlantik.

Siç njofton Qeveria, gjatë takimit u bisedua për mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit në të gjitha sferat relevante, me theks të veçantë në ekonomi, infrastrukturë, kulturë, turizëm dhe fusha të tjera.

SHARE